Han dhe treshja evropiane me mision për zgjidhjen e krizës

-

Eurokomesari Johanes Han dhe tre eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgel dhe Eduard Kukan sot do ti ulin në tavolinë liderët e partive më të mëdha në vend.

Takimi i liderëve pritet të mbahet pasdite, ndërsa paraprakisht Eurokomesari do të ketë takime të ndara me katër liderët, Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, raporton Zhurnal.

Mbrëmë Han në rrugë për në Maqedoni në rrjetin social Twitter ka shkruar se sot është dita kyçe për marrëveshje, prandaj vlerësohet se angazhimi i tij është që në Bruksel të mos kthehet pa marrëveshje.

Ai apeloi deri tek të gjithë liderët politik, të punojnë në interes të shtetit e jo për interesat personale.

“Shpresojmë që nesër të jetë ditë e mbarë dhe se të gjithë do të ulen në tryezën e bisedimeve për ta finalizuar marrëveshjen. Kjo është në interes të Maqedonisë në interes të trajektores së fuqishme trans- atlantike” deklaroi Nuland mbrëmë në intervistë për televizionin Alsat -M.