fbpx

Gruevski: Obligimet tona nga Marrëveshja e Përzhinos i kemi përmbushur

-

“Pasi filloi kriza që LSDM e shkaktoi këtë vit me materialet  e krijuara, siç tha Zaev, të marra nga shërbimet e huaja të inteligjencës, zgjidhja shkonte përmes bisedimeve të ndërsjella me lehtësimin e komunitetit ndërkombëtarë. Marrëveshja që u arrit në Shkup në qershor dhe korrik, parashihte numër të madh të obligimeve nga të dyja palët. Pjesa më e madhe e anës sonë, më pak nga LSDM. Ne obligimet tona i kemi përmbushur” deklaroi kryeministri Gruevski gjatë vizitës së SOS “Fshatit të fëmijëve”.

“Ndoshta kishte vonesë prej një ose dy javë, por kryesisht i kemi përmbushur. Vonesat nuk ishin me fajin tonë, por për shkak të përpjekjeve të LSDM që të zvarritet puna dhe të anulohen zgjedhjet. LSDM kishte obligim të rëndësishëm të cilin nuk po e përmbush gjegjësisht dorëzimi i materialeve në Prokurorinë speciale publike” shtoi kryeministri.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.