fbpx

VMRO DPMNE kërkon komision anketues për “Fabrikë të parave”

-

VMRO DPMNE kërkon që të formohet komision i ri anketues për rastin “Fabrika për para”, konfirmoi koordinatori i VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski.

Sipas partisë në pushtet, ky Komision duhet të përgjigjet në pyetjen pse MPB nuk ka reaguar në kohë dhe cila është thelbi i komunikimit mes ministrit Spasovski dhe të dyshuarve.

Sipas VMRO DPMNE-së, propozim- vendimi është thuajse identik si dhe vendimi i formimit të Komisionit për përgjimet.

“Të gjithë e dimë që këto dhjetë ditë Maqedonia po jeton në skandal më të madh politik, ku tek disa persona janë gjetur më shumë se 120 mijë identitete të vjedhura, një numër të madh të letërnjoftimeve të falsifikuara, pasaporta të falsifikuara, edhe nga R. e Bullgarisë edhe nga R. e Turqisë. Janë gjetur mbi 70 mijë biseda të përgjuara dhe sërë dokumentesh për të cilat Prokuroria publike konfirmon se si të dhëna janë të sakta” tha Dimovski.

Ai vlerëson se në këtë situatë Kuvendi i RM-së ka kompetencë thelbësore që të hetoj rastin dhe të përpiloj dokumentacion në bazë të të cilit do të veprojë.

Nga partia në pushtet kanë kërkuar që kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski të thirr seancë ku do të shqyrtohet raporti nga kontrolli i brendshëm në DSK.

Siç thonë nga VMRO DPMNE, kërkesa e tyre është sepse kryetari i Komisionit anketues për skandalin me përgjimet nuk ka dashur të thirr seancë të Komisionit edhe krahas kërkesës së anëtarëve të VMRO DPMNE-së.

Kryetari i Komisionit anketues, Petre Shilegov ndaj kësaj thotë se nuk do të lejoj VMRO DPMNE të shfrytëzoj Komisionin anketues për qëllime personale dhe se nuk planifikon të thirr seancë.

“Propozimin që e dhanë VMRO DPMNE është çmenduri e kulluar sepse këtu nuk bëhet fjalë për kurrfarë afere. Në fakt, VMRO DPMNE dëshiron që në tërë këtë ta fus edhe Kuvendin” deklaroi Shilegov.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.