fbpx

Fuere: Çfarë bënte BDI në Qeveri këto shtatë vite?

-

Diplomati dhe ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere fare nuk është përmbajtur për të drejtuar kritika të ashpra në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në fjalimin e tij në kongresin e partisë, në të cilin ishte si mysafir, njofton “Nova TV“.

“Arroganca me të cilën partia në pushtet VMRO DPMNE imponoi ideologjinë e saj të ngushtë partiake u bë aq bindëse saqë Maqedonia është në rrezik që ta humbas frymën e vet”, ka thënë Fuere dhe më pas ka shtruar pyetjen: “Por, çfarë bënte BDI në Qeveri këto shtatë vite?

“Në fillim”, ka thënë Fuere, “BDI kishte ndikim qetësues ndaj partnerëve të saj në Qeveri dhe tentoi të luaj rol konstruktiv rreth kontestit me emrin, për dallim nga partneri i vet i koalicionit, i cili e keqpërdori kontestin e emrit që të fitoj pikë politikë në luftën kundër kundërshtarëve të vet politik”.

“Por, në momente tjera në lidhje me lirinë e mediumeve, rreth rëndësisë së dialogut politik, rreth ndërtimit të konsensusit dhe respektimit të proceseve demokratike, BDI çuditërisht heshtte. Më vjen keq që duhet të jem kështu i sinqertë. Por, çdoherë kam qenë i sinqertë me miqtë e mi dhe ua kam thënë të vërtetën”, ka thënë diplomati.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.