fbpx

Filloi sezoni i ankandit? Për sa mund të blihet një deputet?

-

Matematikat post- zgjedhore nga vendvotimet dhe selia e KSHZ-së zhvendosen në Kuvend, kështu që në opinion filloi të parashtrohet pyetja nëse deputetët e ri do t’u ngelin besnik partive të tyre amë, nëse do të kalojnë te ndonjë parti tjetër, a do të bëhen përnjëherë “të pavarur” dhe sa do të kushtoj e tërë kjo? A ka çmim deputeti në kuvendin e Maqedonisë?

Afati për ankesa të partive politik për rivotimin në Tearcë ka skaduar, kështu që sipas të gjitha gjasave VMRO DPMNE ka 51 ndërsa LSDM 49 mandat.

Nëpër rrjetat sociale tanimë në mënyrë aktive flitet për kalimin e deputetëve nga LSDM-ja në VMRO DPMNE, nga BDI në Besa apo anasjelltas për një shumë të caktuar të parave.

“Dojçe Vele” vitin e kaluar njoftoi se VMRO DPMNE e ka kushtëzuar besnikërinë e deputetëve të saj duke i detyruar të nënshkruan kambial për sasi të caktuara të parave. Përveç kësaj, është dashur të kenë edhe nënshkrim  nga garancia e kambialit si dhe dorëheqje blanko nga funksioni i deputetëve. Nëse deputeti nuk ngel besnik me partinë, me kambialin është i obliguar që t’i kthej paratë, në të kundërtën ballafaqohet me padi.

“Unë nënshkrova kambial prej 300.000 euro në kundërvlerë të denarëve. Këtë shifër e caktoi partia. Sipas arsyetimit, aq do të kushtonin shpenzimet e VMRO DPMNE-së të investuar në fushatën time zgjedhore”, shpjegoi atëherë një deputet për “Dojçe Vele”, duke shtuar se të gjitha këto të dhëna ruhen në shtabin e partisë.

Në përbërjen e fundit parlamentare, tre deputetet Lubica Buralieva, Roza Topuzovska- Karevska dhe Solza Gërçeva nga LSDM dhe PLD, ngelën deputetet të pavarura pasi i tërhoqën dorëheqjet e tyre nga Kuvendi pas zgjedhjeve të prillit 2014, që LSDM dhe koalicioni nuk i pranuan me arsyetimin se janë të falsifikuara.

Praktikë për blerjen e deputetëve ka edhe në fqinjësinë tonë.

Në Greqi në vitin 1990, partia djathtiste Demokracia e Re  fitoi 150 vota në Parlament me 300 deputetë. Për formimin e qeverisë i duheshe edhe një mandat. Nëpër opinionin e Greqisë atëherë flitej se deputeti Teodoros Kacikis nga Ripërtëritja Demokratike për shumë të caktuar të parave ka kaluar në Demokracinë e Re, pas çka kjo parti fitoi shumicën e nevojshme prej 151 deputetë.

Situatë të ngjashme ka pasur edhe në Serbi, edhe pse deri më tani këto spekulime asnjëherë s’janë dëshmuar.

Korrespondentja e “Meta” nga Serbia, Sanja Ivaçiq thotë se gjatë konstituimit të këshillave të komunave ka pasur shumë matematika të kalimit nga njëra në partinë tjetër, por se kjo ka ndodhur edhe në kuvendin nacional.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.