BE vazhdoi sanksionet ndaj Rusisë deri në shtator

-

Mbrëmë, BE-ja  në takimin e jashtëzakonshëm të shefave të diplomatcisë të 28 vendeve- anëtarë, vendosi t’i vazhdoj deri më shtator sanksionet ndaj Rusisë- njoftoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini.

Votimit për vazhdimin e sanksioneve, që përfundojnë në mars të këtij viti, i parapriu një debat i ashpër mes shumicës së vendeve- anëtare dhe pakicës e udhëhequr nga Greqia, që kundërshtoi vazhdimin e sanksioneve.

SHBA-të përshëndetën vazhdimin e sanksioneve në të cilat përfshihen 132 funksionarë rus dhe ukrainas, të cilët kanë ndalesë për hyrje në BE dhe 85 ndërmarrje dhe banka, që kanë ndalesë për hyrje në tregun evropian. Sanksionet e reja vijojnë për shkak të përkeqësimit të gjendjes në Ukrainën Lindore dhe refuzimin e Rusisë për ta respektuar marrëveshjen në Minsk.

-Arritëm konsensus, tha Mogerini, duke shtuar se KE është e obliguar ta përplikoj listën me emrat e rinj për “listën e zezë” të BE-së, ku ministrat sërish do të mblidhen në fillim të shkurtit.

Disa vende përfshirë edhe vendet baltike dhe Polonia, angazhoheshin për qasje më të gjerë, që përfshin sanksione më të gjera kundër ekonomistëve rus. Megjithatë, për këtë nuk u arrit konsensus.

Ministri i punëve të jashtme i Lituanisë, Linus Antras Linçeviçius, prej para fillimit të takimit deklaroi se krerët e republikave të vet- shpallura Donjeck dhe Lugansk duhet të vendosen në listën e organizatave terroriste ndërsa Rusi të akuzohet për agresion ndaj Ukrainës.

Mogerini paralajmëroi se shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së, që në Bruksel do të takohen më 12 shkurt, sërish do ta shqyrtojnë situatën në terren dhe miratimin e masave më të reja të ashpra ndaj Rusisë.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...