fbpx

Ndërroi jetë ish presidenti bullgar, Zhelju Zhelev i pari që Maqedoninë pranoi si shtet

-

Në moshën 79 vjeçare sot ndërroi jetë presidenti i parë i zgjedhur demokratik në Bullgari, Zhelju Zhelev, lajmëroi BTA.

Zhelev ka lindur më 3 mars të vitit 1935 në fshatin Veselinovë në Shumen. Arsimin e mesëm e mbaroi në gjimnazin në Shumen, dhe në vitin 1958 diplomon filozofi në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”.

Filozof me profesion, disident, politikan dhe burrështetas, Zhelju Zhelev ishte iniciator dhe bashkë-themelues i perestrojkës, dhe një nga themeluesit e Lidhjes së Forcave Demokratike (LFD) në dhjetor të vitit 1989.

Pas zgjedhjeve të para shumë-partiake pas ndryshimeve në Bullgari në qershor të vitit 1990, Zhelev u bë koordinator i Grupit Parlamentar të LFD-së, dhe më 1 gusht të vitit të njëjtë, Kuvendi Kombëtar e zgjodhi president të Bullgarisë. Në janar të vitit 1992 u rizgjodh në postin në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Bullgari. Postin president ai e mbajti deri në janar të vitit 1997.
Zhelev është bartës i çmimit më të lartë në Bullgari, dekoratës “Stara Planina” e shkallës së parë, si dhe i një numër të madh të çmimeve akademike dhe shtetërore.

Zhelju Zhelev ishte mik i rëndësishëm i Maqedonisë. Gjatë mandatit të tij presidencial, Bullgaria e para pranoi Maqedoninë  me emrin e saj kushtetues më 15 janar 1992. Zhelev nga presidenti i Republikës së Maqedonisë dr. Gjorge Ivanov është dekoruar me dekoratën “8 Shtatori”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.