fbpx

Intelektualët maqedonas as në ëndërr nuk do t’i kërkonin Sofjes të vendosë kushte për Shkupin

-

„Македонски учени настояват София да постави условия на Скопие преди подкрепата за ЕС“ (“Intelektualët maqedonas po përpiqen Sofja të vendosë kushte për Shkupin para mbështetjes për në BE”) ishte titulli me të cilin faqja bullgare e lajmeve “actuelno.com” e postoi të martën në mbrëmje tekstin e lajmit të ditës në Bullgari – se “Instituti shkencor i Maqedonisë” nga Sofje ka parashtruar tetë kushte të detyrueshme që Sofja zyrtare duhet t’i vendosë për Shkupin si kusht për mbështetje nga Bullgaria, njofton Meta.mk.

Titulli, me përmendjen e “intelektualëve maqedonas” është plotësisht mashtrues dhe i gabuar, ndërsa ne supozojmë se kjo ishte bërë kryesisht me clickbait qëllime, përkatësisht me formulime jashtëzakonisht provokuese për të tërhequr lexuesit që të hapin përmbajtjen dhe ta lexojnë dhe ashtu faqja do të ketë shumë. klikime, që nga ana tjetër do t’u sjellin atyre më shumë të ardhura nga reklamat.

Në periudhën e kaluar, prej së paku dy vjet, që kur u nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, pa përjashtim, kur mediat bullgare e kanë përdorur frazën “makedonski uçeni” (intelektualët maqedonas), e kanë bërë këtë për historianët e vendit. Kjo është arsyeja pse titulli i “actualno.com” është mashtrues për lexuesit bullgarë, sepse asociacioni i parë edhe te ta do të ishte që intelektualë nga Maqedonia e Veriut, me vetëdije bullgare, janë mbledhur dhe kanë kërkuar publikisht që Bullgaria të vendosë kushte për Maqedoninë, gjë që sigurisht do të ngjallte kureshtjen te ata që do ta shihnin titullin, që ta hapin lajmin për të parë emrat në atzë listë.

Për më tepër, në rastet kur më parë njerëz me vetëdije bullgare kanë bërë ndonjë lloj kërkese ose janë drejtuar publikut në Bullgari, në të shumtën e rasteve titujt janë referuar si “bullgarët maqedonas” ose “bullgarët nga Maqedonia”.

“Instituti Shkencor Maqedonas” është institucion i themeluar në vitin 1923 për studimin e Maqedonisë në shumë aspekte, por me premisën themelore të një identiteti kombëtar bullgar të popullatës sllave në territorin e Maqedonisë së sotme, një pjesë të Shqipërisë dhe Greqisë veriore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.