fbpx

BE “shumë e shqetësuar” për Maqedoninë, kërkohet hetim për “bombat”

-

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së miratoi konkludime me të cilat shprehet shqetësim i thellë për gjendjen e përkeqësuar në Maqedoni, në veçanti në fushën e sundimit të së drejtës, të drejtave dhe lirive elementare të mediumeve, që janë vlerat bazë të zemrës së BE-së dhe politikës së saj të zgjerimit.

Në interes të qytetarëve, të demokracisë, të sundimit të së drejtëve dhe stabilitetit politik, Këshilli urgjentisht iu bën thirrje liderëve politik që shpejtë të përgjigjen ndaj këtyre problemeve.

Ministrat sot theksuan se të gjitha palët duhet ta ndërmarrin përgjegjësinë e tyre dhe të ndërmarrin masa për zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë konstruktive të angazhohet për dialog politik dhe ta kthejnë besimin në institucione përmes masave përkatëse politike.

BE kërkon të gjithë pohimet të jenë lëndë hetimi. Ky hetim, thonë ministrat, duhet të ndodh me respektim të plotë dhe me proces të drejtë, sipas parimeve të pavarësisë dhe prezumimit të pafajësisë.

Ministrat përshëndetën përpjekjet e BE-së për ndërmjetësim në dialogun mes pushtetit dhe opozitës dhe kërkojnë nga të dyja palët të tregojnë qëndrueshmëri dhe të përqendrohen në gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza.

Maqedonia edhe më tej ngel në agjendën  e BE-së derisa të gjendet zgjidhje për situatën e vështirë politike me të cilën ballafaqohet vendi dhe ministrat sërish të kthehen në këtë temë në muajt e ardhshëm.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.