fbpx

MPB:40 persona kanë sulmuar stacionin policor në Goshince

-

Institucionet e shtetit mbrëmë kanë qenë të sulmuara nga grupe terroriste. Mbrëmë rreth orës 2.30, një grupë prej 40 personave e kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës. Ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip, tha sot ndihmës-ministri për marrëdhënie me opinionin, Ivo Kotevski sot për incidentin në këtë fshat.

“Katër policë që kanë qenë në ndrim të natës i kanë robëruar. Sulmuesit i kanë çarmatosur ata dhe i kanë lidhur me lidhëse ndërsa njërin nga policët e kanë rrahur. Të gjithë këtë e kanë incizuar me kamerë. Njëri nga sulmuesit, i cili ka folur keq maqedonisht duke pasur serbizma në gjuhë u ka thënë se ata janë nga UÇK-ja dhe se dëshirojnë të ndërtojnë shtet të vetin dhe se as Marrëveshja e Ohrit, as Gruevski e as Ali Ahmeti nuk do ti shpëtojë ata. Ju kanë thënë policëve të largohen, nëse kthehen do ti likuidojnë. Jua kanë marr pajisjet, armët, radiostacionet dhe celularët dhe më pas i kanë thyer. Njëri nga policët i ka liruar nga prangat policët dhe janë larguar në këmbë. Derisa janë larguar kanë dëgjuar gjuajtje. MPB-ja po ndërmerr masa për zbardhjen e gjendjes, ndërsa për shkak të situatës serioze nuk ka më shumë detaje”, deklaroi Kotevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.