BE kërkon bashkëpunim më të madh kufitar maqedonas- grek

-

Greqia pranoi që të pranoj rreth 50.000 refugjatë në territorin e saj. Krahas kësaj në Samitin e djeshëm për krizën e refugjatëve në Bruksel, kryeministri grek Aleksis Cipras pranoi edhe kushtin që të filloj bashkëpunim ndër- kufitar dhe menaxhim më të mirë me refugjatë që kalojnë përmes Ballkanit mes Athinës, Shkupit dhe Tiranës.

Sipas të dhënave në Greqi, KE ka insistuar menjëherë të zbatohen masat për ndërtimin e besimit mes Athinës dhe Shkupit në veçanti në pjesë e bashkëpunimit kufitar.

Gazeta “To Vima” njofton se në fund të muajit është paraparë takim mes përfaqësuesve dhe ministri maqedonase greke për punë të jashtme rreth masave për ndërtimin e besimit.

Një prej propozimeve evropiane që Cipras e ka refuzuar në Samit është ideja që kufiri maqedonas- grek, por edhe grek- maqedonas të kontrolloj Fronteks, që të ketë pamje më të mirë në numrin e refugjatëve që kalojnë në këtë anë.

Marrëveshja finale ka qenë se tre shtetet do të punojnë që të përforcohet bashkëpunimi në kufij ndërsa Fronteks në vend të kontrollit të plotë do të ndihmoj në regjistrimin e refugjatëve që kalojnë përmes Greqisë.

Sipas informacioneve, Cipras ka refuzuar idenë që të ndërtohet qytet i tërë për refugjat në Greqi, që sipas tij ka qenë ngarkesë e madhe dhe kafshatë e madhe për Greqinë. Në vend të kësaj, shteti do të pranoj 50.000 refugjat dhe për to do të siguroj qendra në Athinë dhe përgjatë Greqisë Veriore.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...