fbpx

Brukseli dhe Ballkani Perëndimor u pajtuan me planin afatshkurtër për refugjatët

-

Liderët e Bashkimit Evropian në mbledhjen e mbrëmshme me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, kanë miratuar 17 pika që janë pjesë e planit afatshkurtër për menaxhimin e krizës më të madhe të refugjatëve në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i Komisionit evropian, Zhan Kllod Janker, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Me planin aksionar propozohet Maqedonia menjëherë të fillojë me implementimin e masave bilaterale për rritjen e besimit dhe ta forcojë bashkëpunimin kufitar me Greqinë. Gjithashtu thirren institucionet e Maqedonisë, si dhe të Greqisë dhe Shqipërisë ta forcojnë kontrollin në territoret e jashtme afër kufijve.

Liderët janë dakorduar që gjatë rrugës së refugjatëve nga Greqia, nëpërmes Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së të themelohen 100 mijë qendra për kujdesjen e refugjatëve gjatë dimrit, prej të cilave 50 mijë do të jenë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas kryetarit Gjorge Ivanov, Maqedonia është e përgatitur për të gjitha skenarët.

“Shpresoj të mos vijë deri të mbyllja e kufijve. Ne do të bashkëpunojmë. Për fat të keq nuk jemi në BE, por duhet të kemi informata për ta menaxhuar krizën pavarësisht sfidave në raport me refugjatët”, tha Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.