Edhe sot Gruevski sillej sikur të ishte kryeminstër

-

VMRO- DPMNE sot organizoi takim për projektin ( e Qeverisë!) “Bli shtëpi për të rinj”, që u mbajt në hotelin “Aleksandar palas” dhe në të cilën morën pjesë kryetar i partisë, Nikolla Gruevski. Në takim morën kryetarë të komunave dhe ministra.

Projekti “Bli shtëpi për të rinj” e pormovoi Nikolla Gruevskin si kryeministër më 18 dhjetor 2015, dhe filloi të realizohet  më 15 janar 2016.
Edhe dje Gruevski në cilësinë e kryetarit të VMRO- DPMNE-së para Unionit të forcave të reja të partisë porositi se do të bëjë shumë gjëra për të rinjtë.
Tre leximore të reja për të rinjtë e Strumicës, Aerodromit dhe Velesit;
Trajnimi falas për shkathtësitë themelore dhe për gjuhët e huajat për të rinjtë deri më 29 vjeç;
18 zona fitnesi në Maqedoni;
Lavatriçe dhe tharëse për internatet studentore shtetëror.  
Ndër  projektet e tjera, Gruevski premtoi se partia do të siguroj  transport hekurudhor fundjavave për të rinjtë deri në 27 vjeç.  

VMRO- DPMNE punon në drejtim për të plotësuar nevojat e studentëve të vendosur në internatet studentore të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht rritjen e standardit, duke ndjekur përvojat më të reja pozitive, të zbatuara në internatet studentore në më shumë shtete evropiane, vendosi të pajis me lavatriçe dhe tharëse të reja në 10 internatet studentore që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë  – tha Gruevski.

Për fjalimin e Gruevskit reagojnë nga LSDM-ja opozitare, prej ku thonë se ai nuk mund të pajtohet me faktin se nuk është më kryeministër.

 

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...