Sllovenia sot demantoi të dhënat se ka kërkuar Maqedonia të mbyll kufirin jugor për hyrjen e emigrantëve për shkak të defektit të rrjetit hekurudhor dhe thekson se trafiku hekurudhor në vend ditët e kaluar është zhvilluar pa pengesa.
“R. Sllovenia nuk ka kërkuar nga R. Maqedonia që të mbyll kufirin me Greqinë. Treguesit se e kemi bërë këtë për shkak të problemeve të rrjetit slloven të hekurudhës, janë të gabuar. Trafiku hekurudhor në Slloveni po zhvillohet pa pengesa, dhe kështu ishte edhe në ditët e kaluar. Në binarët nuk ka dhe nuk ka pasur ndalesa ditët e kaluar, që do të pamundësonin transportin e trenave ndërsa “Hekurudhat e Sllovenisë” edhe më tej sigurojnë transport pa pengesë të trenave me emigrantë siç qëndron në Marrëveshjen e MPB-së së Sllovenisë” thuhet në demantin e ambasadës sllovene në Shkup.
Nga MPB dje për “Meta” deklaruan se mbyllja e kufirit me Greqinë ka qenë për shkak të defektit në infrastrukturën hekurudhore në Slloveni.
“Morëm njoftim nga vendet tjera gjegjësisht nga vendet e rutës perëndimore ballkanike që të reduktojmë numrin e emigrantëve për shkak të defektit në hekurudhën në Slloveni. Ne morëm njoftim nga Serbia që të përcjellim deri në Greqi” deklaroi dje Dejana Nedelkoviq nga sektori i marrëdhënieve me opinionin nga MPB.