Nuk besoj se partitë duan më tej të punojnë bashkë dhe të tentojnë së bashku t’i arrijnë qëllimet, deklaroi ndërmjetësi belg në bisedimet rreth Marëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhoute para takimit të sotëm të grupeve të punës në Klubin e deputetëve, që filloi prej orës 18.

Si arsye kryesore për gjendjen e këtillë, Vanhoute theksoi datën e zgjedhjeve gjegjësisht “vendimin unilateral” që të shkohet në zgjedhjet e parakohshme të 24 prillit.

“Sot do të bisedojmë për progresin që mund ta arrijmë në ditën e ardhshme për çështjen e metodologjisë me të cilën KSHZ do të mund të pastroj Listën e zgjedhësve dhe t’i kontrolloj votuesit. E dyta, do të diskutojmë për çështjet e mediumeve. Pengesa kryesore është vendimi unilateral që të shkohet në zgjedhje ndërsa si rezultat i kësaj plotësisht është humbur besimi në proces. Nuk besoj se partitë duan më tej të punojnë bashkë dhe të tentojnë së bashku t’i arrijnë qëllimet. Kjo është pengesa kryesore me të cilën ballafaqohemi për momentin” transmeton “Telma” deklaratën e Vanhoute.