fbpx

Dalje e madhe në referendumin e parë studentor

-

“Plenumi Studentor”, sot e organizon referendumin e parë studentor, i cili mbahet në 20 fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Nga Plenumi thonë se deri më tani, votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë, korrekte dhe në atmosferë demokratike.

“Votimi nuk ka filluar në fakultetet për, Veterinari, Bujqësi dhe Kulturë Fizike, pasi që nuk ka pasur vullnetarë të paraqitur. Në fakultetet tjera, në orën e parë kemi pjesëmarrje të madhe, në shumicën e fakulteteve kanë votuar nga 50 deri në 100 studentë, ndërkaq në fakultetet më të vogla kanë votuar nga 20 deri në 50 studentë. Presim pjesëmarrje edhe më të madhe pas orës 12”, thotë Borjan Eftimov nga “Plenumi Studentor”.

Pas mbarimit të referendumit, “Plenumi Studentor”, njofton se do të ketë mbledhje të përbashkët me të gjithë studentët dhe do të  vendosin për aksionet e ardhshme. Ata, gjithashtu presin mbështetje edhe nga senatorët

“Shpresojmë që senatorët do ta shohin vullnetin e studentëve. Ngelet në përgjegjësinë e tyre morale se a do të qëndrojnë pas studentëve ose ndonjë organizatës joqeveritare”, shton Eftimov.

Me përfshirjen e Parlamentit Studentor në organizimin e USHKM, nga Plenimi thonë se do të arrihet kontroll më i madh në punën e këtij trupi dhe do të zbatohen më shumë mekanizma mbrojtës lidhur me financat.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.