Para dy viteve në po këtë ditë, 17 nëntor, studentët mbajtën protestën e parë studentore që organizoi organizata joformale studentore, “Plenumi Studentor”. Studentët ishin të indinjuar që Ministria e arsimit donte të vendos provim shtetëror gjegjësisht testim ekstern nëpër fakultete.
Disa mijëra studentë para saktë dy viteve u tubuan para universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” dhe filluan marshin nën moton “Të bashkuar kundër testimit ekstern në fakultet”.
Studentët mbanin mbishkrime me fjalët “Testimi ekstern, Titaniku i arsimit të lartë”, “Aktivizohu, realizohu, studentohu”, “Unë jam më shumë se një numër”.
Me parulla “Jo për testimin ekstern”, “Parti nuk pranojmë, vetëm indeks kemi”, “Mjaft më heshtje”, studentët e USHKM u drejtuan kah Qeveria dhe selia e Parlamentit studentor dhe realizuan marshin para MASH-it.
Pasi ky dikaster nuk deshi t’i dëgjoj kërkesat e tyre, studentët pas rreth një muaji organizuan marshin e dytë i cili ishte më i madh se i pari.
Më 10 dhjetor, 10.000 qytetarët vërshuan rrugët e Shkupit në shenjë mbështetjeje për kërkesat e studentëve.
Me parullat “Autonomi, autonomi”, “Ne s’jemi klientë, por studentë”, “Na rrethoni”, studentët Qeverisë dhe Kuvendi i porositën se “Reformat e shpejta, studentët të verbët lindin”.