fbpx

Komisioni do të vlerësoj rregullshmërinë e zgjedhjeve studentore

-

Të formohet komision i cili do t’i shqyrtoj të gjitha faktet dhe provat për situatën e krijuar me zgjedhjet studentore, vendosi kryesia e Rektoratit të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij” në seancën e sotme të jashtëzakonshme.

Kryesia e Rektoratit të USHKM zgjedhjet për kryetar të PSSHKM i vlerëson si skandaloze dhe apelon të ndalojë çdo lloj partizimi dhe manipulimi politik i studentëve.

Këto konkluza fillimisht i propozoi dekani i Fakultetit juridik Borçe Davitkovski, por me kërkesë të Kiril Spirkovskit nga Parlamenti studentor dhe disa dekanëve tjerë prezent, konkluzat pësuan ndryshime. Davitkovski krahas kësaj konsideronte se nuk duhet të formohet Komisioni sepse në këtë mënyrë vetëm do të zvarriten punët dhe nuk do të arrihet asgjë, por rektori Velimir Stojkovski, megjithatë propozoi të formohet komision, pas çka dekani i Fakultetit juridik e lëshoi seancën.

Në konkluzat fillestare, Davitkovski vlerëson se zgjedhjet për lider të studentëve janë përplot me parregullsi dhe kërkoi të sillet vendim se kryerësi i detyrës kryetari i PSSHKM deri në ditën e zgjedhjeve skandaloze do të vazhdoj t’i përfaqësoj studentët deri në shtator, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e reja.

Anëtarët e “Plenumit studentor” nuk janë tërësisht të kënaqur nga epilogu i sotëm, më së shumti sepse, për arsyen e njëjtë si Davitkovski, edhe ata janë kundër formimit të Komisionit.

Në fillim të seancën së sotme të jashtëzakonshme, Parlamenti studentor dhe “Plenumi studentor” i shpalosën pikëpamjet e tyre për ditën e zgjedhjeve.

Para hyrjes së Drejtorisë së rektoratit, anëtarët të Plenumit lëshuan video- incizime nga ngjarjet që ndodhën më 30 qershor para zyrave të PSSHKM.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.