Gjykimi i aktivistit të “Revolucionit Laraman”, Pavle Bogoevski, është anuluar për më 14 nëntor sepse në propozimin e Prokurorisë ka munguar vlera e dëmit material të bërë ndaj Ministrisë së Kulturës.
“Propozimi i Prokurorisë jo vetëm që është thirrje për ndjekje të motivuar politike të njerëzve që kanë protestuar, por edhe në aspektin juridik është i papërmbajtur dhe shumë keq i përgatitur. Prokuroria ka ngritur procedurë pa e konstatuar dëmin. Sot iu kujtua që të propozojnë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, i cili do të deklarohet për dëmin. Në ndërkohë, Prokuroria propozon që ta injorojë krimin e vërtetë në shtet”, deklaroi aktivisti Bogoevski pasi që doli nga Gjykata”, deklaroi aktivisti Bogoevski.
Судењето на активистот на "Шарена револуција" одложено за 14 ноември #протестирам pic.twitter.com/KlnezFHMGV
— META.mk (@meta_agency) October 5, 2016
Ai shtoi se në këtë seancë është deklaruar si i pafajshëm, pasi që ka qenë pjesë e grupit që Zvërlevski e ka quajtur turmë, por kjo nuk do të thotë se do ta pranojë fajin.
Avokati i Bogoevskit, Sasho Dukoski, tha se mbrojtja për këtë rast tani ka pasur të përgatitur tre dëshmitarë, të cilët do të duhet të ndihmojnë në konstatimin e situatës së vërtetë faktike, ndërkaq gjykimi sot është anuluar që të konstatohet dëm eventual i shkaktuar.
Aktivisti i “Revolucionit Laraman”, tha se kjo organizatë ka propozuar që t’i jepet mbështetje, Prokurorisë Speciale, pasi që sipas tij, me mungesën e ligjeve të cilat i kërkon ky institucion bëhet shkelje e autoritetit të tyre.
Përderisa ka zgjatur gjykimi i Bogoevskit, përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1, ishin mbledhur një grup njerëzish për mbështetjen e tij