Të gjorë, maxhyp, vaterpolist, shiptari, indian, të verdhë, faraonë, egjiptian…shprehjet që i thonë politikanët në audio regjistrimet që i publikon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev janë pasqyrë të atyre që i shfrytëzojnë dhe japin përshtypje për persona përplot paragjykime dhe mos- tolerancë ndaj atij që është më ndryshe, thonë njohësit.

Nikolla Gruevski: të verdhë, të gjorë; Ali baba; A është mysliman apo katolik?

Gordana Jankulloska: të gjorë, budalla, maxhypët, bandë e çmendur (për lustrimin), gomerë, vaterpolistë, shiptari, homoseksual, idiotizëm, grua e çmendur; Të kapen shqiptarët për fyti, askush mos të del; Nëse është për romët, për vesh do t’i tërheqim, nuk guxon zë të lëshoj; Për Artan Grubin: çfarë qelbësirë njeri është; me siguri ka organ të deles brenda, ndoshta për këtë ndjehet mirë, kujdes, është qelbësirë ej; Për Vlladimir Peshevskin: hipo, mbeturinë e trashë, idiot i paparë, shumë, shumë person i keq:

Zoran Stavrevski: budalla, mbeturinë, kopil; Për Vlladimir Peshevskin: hipo, katundar, derr i trashë, copë mishi, i keq dhe i paedukatë;

Trajko Veljanovski: indian, indian maqedonas

Ilija Dimovski: shiptari

Martin Protugjer: I gjori, maxhyp, egjiptian, faraonë, të çmendur, sakatë, vagabondë, i pacipë; për Artan Grubin: ndyrësirë

Kiril Bozhinovski: Maxhypët

Simona Gruevska- Maxhoska, profesoreshë universitare në Institutin për gjuhë maqedonase, thotë se këto shprehje janë të pahijshme për funksionet publike të personave të i përdorim dhe japin përshtypje se bëhet fjalë për persona përplot paragjykime dhe mos- tolerancë ndaj atij që është më ndryshe.

“Nga audio regjistrimet e opozitës mund të dëgjohet gjuhë që është e pahijshme për funksionet publike gjegjësisht zërat që i dëgjojmë. Edhe pse bëhet fjalë për komunikime jozyrtare për të cilin është karakteristik shprehja më e lirë gjuhësore, megjithatë, për shkak të përgjegjësisë së funksioneve, këto persona duhet të mbajnë nivel më të lartë të shprehjes. Më duket se i tërë opinioni në vend është i tmerruar nga niveli i ulët i shprehjeve gjuhësore të të përgjuarve. Ata përdorin fjalë me kuptim pejorativ, që japin përshtypje se bëhet fjalë për persona përplot paragjykime dhe mos- tolerancë ndaj atij që është më ndryshe. Në botë dhe në rrethinën e afërt, bartësit e posteve publike japin dorëheqje për gjëra më të imta sesa për këto që kishim mundësi t’i dëgjojmë”, vlerëson Gruevska- Maxhoska.

Se bëhet fjalë për persona që kanë paragjykime ndaj atyre që janë më ndryshe, pajtohet edhe Petrit Saraçini, gazetar dhe përfaqësues i lëvizjes për aktivizëm rinor “Bezomrazno, sipas të cilit fjalori i përdorur në regjistrimet është pasqyrë e qartë për kulturën stigmatizuese që e kanë politikanët në pushtet.

“Atë që e dëgjojmë në regjistrimet e publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është pasqyrë e qartë për kulturën e politikanëve që udhëheqin me këtë vend. Kjo është kultura e fjalorit të urrejtjes, i cili sheh armik në secilin që nuk mendon sikur ai që sundon. Kjo është kultura e stigmatizimit dhe dehumanizimit të secilit që është ndryshe. Figurat publike në veçanti politikanët, duhet të distancohen nga ky fjalor dhe duhet të jenë shembull se të gjithë qytetarët janë të barabartë sipas të drejtave dhe obligimeve. Për fat të keq, me vite të tëra tek ne politikanët përdorin fjalorin e urrejtjes”, thotë Saraçini.

Vitin e kaluar pronari i klubit të basketbollit “Los Anxheles Klipers” në ligën NBA, Donald Sterling në audio regjistrim nga biseda telefonime me të dashurën e tij i thotë që mos ta shfaq lidhjen e saj me afro- amerikanët apo mos të sjell njerëz të tillë në ndeshjet”, njoftoi “Rojters”.

Më pas liga e NBA-së e i shqiptoi suspendim të përjetshëm dhe e dënoi me 2,5 milion dollarë për komentet raciste që shkaktuan sërë reagimesh nga lojtarët, simpatizuesit, sponsorët madje edhe nga presidenti i SHBA-së, Barak Obama.