fbpx

Angellov duke i rënë ziles dëshiron të zgjojë vetëdien e Zvërelvskit

-

Kreu i “Dinjitetit” Stojançe Angellov, me zile në dorë protestoi përpara Prokurorisë, në përpjekje për t’i zgjuar ndërgjegjen kryeprokurorit Zvërleski që të japë dorëhiqjen. Angellov paralajmëroi se bllokadën përpara godinës së prokurorisë do të zhvillojë çdo ditë për aq kohë sa nuk pranohen kërkesat e tij.

Барање-до-ЈО-Стојанче-Ангелов

-“Përse Nikolla Gruevski akoma është në liri pas gjithë asaj që dëgjuam. Ne dje dëgjuam se si kryeministri kërkon dhunues, vagabondë, që kryetarit të Komunës Qendër t’i mëshojnë 5-6 shuplaka. Kjo përbën nxitje dhune, vepër për të cilën shkohet në paraburgim, të mos flasim për veprat e tjera ku ai flet për krime në shuma milionëshe”, tha Stojanço Angellov, kryetari i “Dinjitetit”

Reagimi i Angellovit vjen pas bombës së fundit të Zaevit, ku në njërën nga bisedat dëgjohej se si kryeministri Gruevski dhe ministri Janakievski bëjnë plane për të grumbulluar njerëz para objektit të Komunës Qendër, të cilët do të sulmonin fizikisht me shuplaka kreun e kësaj komune Andrej Zhernovski. Nga ana tjetër Angellov kërkoi nga Prokuroria që të arsyetojë vendimin me të cilin i ndaloi RTVM-së publikimin e bombave të Zaevit

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.