fbpx

Çavkov: Reparti special në MPB është zgjidhje e palogjikshme

-

Formim të repartit special brenda Ministrisë së brendshme për nevojat e Prokurorisë speciale, sipas ministrit Çavkov është zgjidhje e palogjikshme.

Sipas tij, Ligji aktual për procedurë penale mundëson çfarëdo prokurorie të kërkoj dhe t’i vihen në disponim aq përfaqësues të MPB-së sa ka nevojë.

“Nuk jam pjesë e procesit dhe bisedimeve që po zhvillohen për momentin. Megjithatë, vlerësoj se nuk ka nevojë për qasje të tillë sepse ajo që kërkohe të zgjidhet, është e rregulluar me Ligjin për procedurë penale. Prokuroritë, sipas LPP, mund të angazhojnë persona sipas vlerësimeve të tyre dhe mendoj se nuk është e udhës të flitet për formim të ndonjë reparti special në MPB” deklaroi Çavkov.

Formimi i repartit special gjyqësor dhe repartit special në Ministrinë e brendshme (MPB), që do të ishin kompetent për procedimin e lëndëve të PSP-së, është propozim që sipas informacioneve të caktuara, që është vendosur në tryezën e bisedimeve mes përfaqësuesve të katër partive politike.

Jo-zyrtarisht, kjo çështje është vendosur në tryezë para një muaji, por tani për tani nga asnjë parti nuk ka konfirmon zyrtar se për këtë çështje bisedonet, përveç që para dhjetëra ditëve LSDM dhe BDI publikisht dolën në mbështetje të këtij propozimi për formimin e repartit special gjyqësor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.