BDI ia jep nënshkrimet LSDM-së, për koalicion do të mendojë

-

BDI do t’ia jep nënshkrimet LSDM-së për formimin e qeverisë së re, por këto nënshkrime nuk nënkuptojnë se BDI do të bëjë koalicion me LSDM-në. Këtë sonte e deklaroi zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani gjatë kryesisë qendrore të BDI-së, që ende po mbahet. Osmani tha se kryesia qendrore vazhdon debatin, por nënshkrimet janë dhënë që të zhbllokohen disa procese dhe të ruhen afatet për caktimin e zgjedhjeve lokale.

“Tani japim mbështetje për mandat, që të zhbllokohen disa procese, sepse nuk është në interes të shtetit zgjedhjet lokale të anulohen. Por, kjo nuk do të thotë se kemi marrëveshje për koalicion. Nëse vendosim për pjesëmarrje në Qeveri, duhet të harmonizohen programet. Ka argumente PËR dhe KUNDËR dy opsioneve dhe nuk mund të them se a dominon njëri apo opsioni tjetër, por sonte nuk presim të marrim vendim të këtillë. Dhënia e nënshkrimeve nuk do të thotë marrëveshje për Qeveri, por do të thotë fillimin e një procesi të bisedimeve për Qeveri, nëse vendosim për opsionin e pjesëmarrjes në Qeveri”, deklaroi Osmani.

Ndryshe, sot pasdite zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani deklaroi se kryesia qendrore në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, sot ka shqyrtuar dy opsione. Njëri është BDI të jetë pjesë e koalicioni qeveritar në krye me LSDM-në ndërsa i dyti BDI të ofroj mbështetja për qeveri pakice, që në praktikë deputetët e tyre do të votonin në Kuvend për formimin e koalicionit shumicë, por partia të jetë në opozitë gjegjësisht përfaqësuesit e tyre të mos jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Sipas tij, synimi është që me këtë opsion të hidhen poshtë të gjitha dyshimet që dikush i ka rreth punës së BDI-së deri më tani, sepse siç tha, BDI nuk është vetëm parti politike, por edhe lëvizje.

Paraprakisht edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se sot në kryesinë qendrore të partisë do ta shqyrtojnë opsionin BDI të jetë opozitë në përbërjen e ardhshme parlamentare.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...