VMRO DPMNE plotësisht kundërshton përpjekjet që të injorohet vullneti i shumicës së maqedonasve, por edhe vullneti i pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike që votën e tyre ia dhanë Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.
Në të thuhet se “realizimi i Platformës nga Tirana dhe përpjekjet përmes imponimit të gjuhës shqipe si zyrtare, paraqet ridefinim të Maqedonisë dhe shkon kundër karakterit multietnik të shtetit, duke i vënë pjesëtarët e komuniteteve tjera në pozitë të palakmueshme”.
“Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim se partia dhe deputetët e zgjedhur do të kundërshtojnë sjelljen e këtij ligji katastrofal dhe do të marrin masa përkatëse që të mbrojnë vullnetin e shumicës”, thonë nga partia.