“Hajde” në Gjykatën Kushtetuse dorëzoi më shumë se 6000 parashtresa

-

Honoraristët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese t’i anulojë ligjet me të cilat edhe kjo kategori e qytetarëve paguajnë kontribute. Në marshin protestues deri në Gjykatë, ishin theksuar më shumë parulla midis të cilave se honoraristët tanimë nuk jetojnë, por vetëm mbijetojnë.

“Bukën na keni marrë”; “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe.”

Të bashkuar me parullën “JO për ligjet jo-kushtetuese për honoraristët”, disa qindra persona me marsh protestues i kanë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese në Shkup 6.040 parashtresa nga qytetarët, për vërtetimin e pakushtetuetshmërisë së ligjeve. Sipas protestuesve, me ndryshimet e reja të Kushtetutës  shkelen disa të drejta dhe parime kushtetuese, dhe njëkohësisht kryhet vjedhje mbi një numër më të madh të qytetarëve. Protestuesit kërkuan nga institucionet kompetente t’i tërheqin këto, sipas tyre, ndryshime kontestuese.

“Kërkojmë që kushtetuesja të miratoj masë të përkohshme që do të thotë ndalesë për zbatimin e këtyre ligjeve kontestuese. Kërkojmë të thirret mbledhje publike në të cilën do të debatohet për nismën dhe përfundimisht t’i shfuqizojnë dispozitat jo- kushtetuese të Ligjit”, tha Nade Naumovska – “Hajde”

“Kjo vagë në të cilën qëndron krimi nga njëra anë dhe qytetarët që gjithsej janë 6040 në numër nga ana tjetër. Për cilin duhet të jemi ne? Për cilët duhet të jenë këto gjykatës në këtë godinë? Jemi këtu para se gjithash t’i inkurajojmë ata dhe t’u tregojmë se nuk na intereson sipas cilës linjë janë vendosur dhe si kanë ardhur atje. Jemi këtu t’u themi se drejtësia është në anën tonë. “Drejtësi, drejtësi, drejtësi sociale”, deklaroi Jasmina Golubovska – “Hajde”

“Më së paku që mund të bëjnë është ta tërheqin ligjin ose para se të largohen në histori si një pushtet jo- popullor dhe hajdutësh, është që ta tërhqin ligjin ose këtë ta bëj gjykata e tyre kushtetuese”, tha Goce Markoski – Solidarnost”

Përfaqësuesi e aktorëve thonë se me këto ndryshime jepet përparësi aktorëve të huaj të cilët nga paratë e fituara këtu paguajnë vetëm 10% shtetit ndërsa ata vendorët 35%. Shpesh herë ua copëtojnë pagesat që të shmanget pagesa e kontributeve.

Kjo është protesta e tretë e honoraristëve të pakënaqur. Ligjet kontestuese u miratuan gjatë pushimeve verore vitin e kaluar, ndërsa hynë në fuqi nga viti i ri. Si dhe nga fillimi i vitit pikërisht këto ndryshime ligjore pësuan edhe disa ndryshime.

 

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...