fbpx

Zaev: Ndihma e Crvenkovskit është e mirëseardhur

-

Është e mirëseardhur çdo ndihmë, e sidomos nga njerëz me përvojë, siç është ish kryetari i partisë, Branko Crvenkovski”, deklaroi sot lideri opozitar, Zoran Zaev, në pyetjen e “Meta-s” nëse është arritur diçka konkrete mes tij dhe Crvenkovskit të mërkurën në takimin në Bihaqka, rreth përfshirjes së ish liderit të LSDM-së në projektin “E vërteta për Maqedoninë”.

“Ish presidenti i shtetit Branko Crvenkovskit dhe ish kryetari i LSDM-së është i mirëseardhur për punë të asaj që  shumica e popullit tanimë po e bën në Maqedoni, e ajo është kthimi i lirisë dhe demokracisë në vend. Çdo individ është i mirëseardhur ndërsa në veçanti kur bëhet fjalë për njerëz me përvojë”, tha Zaev.

Të hënën, Crvenkovski përmes letrës deri në opinion mbështeti Zoran Zaevin për atë që “përmes Të vërtetës për Maqedoninë në mënyrë më direkte të mundshme i ka ballafaquar me realitetin katastrofal dhe se është i gatshëm “sikur edhe më 24 dhjetor”, sërish të jetë në radhët e para.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.