fbpx

Ahmeti: Dialogu poltik duhet të ripërtrihet dhe të intensifikohet

-

 

Takimi i parë i Ahmetit me komisarin Han kishte fokusin e zhvillimeve politike në  vendi, aferën e përgjimeve masive, zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimet Euroatlantike. Kryetari i BDI­së, Ahmeti përshëndeti idenë e Hanit për përfshirjen e autoriteteve të Brukselit në tejkalimin e situatës së rëndë politike në vend që është në vijë me kërkesën e BDI-­së për inkuadrimin e drejtpërdrejt të Brukselit për ta garantuar paanshmërinë dhe integritetin e procesit. “Gjithashtu mirëpresim gatishmërinë e Han që të bisedojë me Nimic për të gjetur mënyra për zgjidhjen e emrit sepse kjo situatë është e papranueshme. Dialogu politik patjetër të rikthehet fuqishëm dhe të intensifikohet. BDI përkrah këtë proces dhe fton palët që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë transparente dhe me vëmendjen tek e mira e përbashkët e vendit”, thuhet në kumtesën dërguar nga selia e BDI­-së.

Njëkohësisht, lideri i BDI-­së Ali Ahmeti theksoi që fokusi nga agjenda Euroatlantike nuk guxon të largohet dhe bashkë me komunitetin ndërkombëtar duhet që të përqendrojmë forcat në drejtim të zgjidhjes së emrit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. “BDI është partner në të gjitha këto përpjekje vendore dhe ndërkombëtare dhe do të veproj në përputhje me interesat dhe pritjet e qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.