fbpx

“Kuriri” sheh tinës analizat e “Plusinfos”

-

“Plusinfo” sot publikoi tekst me titull Ku je be ti, Kurir? në të cilin thuhet se katër portale të internetit, që janë kritik ndaj pushtetit, në muajin janar të këtij viti janë renditur në mesin e 20 mediumeve më të vizituara- tregon hulumtimi i “Gemius”. Branko Geroski, menaxhuesi i projektit “Plusinfo” pohon se të dhënat për lexueshmërinë e portalit të tij, e që i publikoi “Kurir” janë prezantuar pa leje.

Në tekst thuhet:

Edhe pse hulumtimi i “Gemius” shpesh kontestohet nga palë të ndryshme, është interesante të thuhet se në statistikën për këtë muaj vërehet ndryshim drastik në renditje. Në mesin e 20 mediumeve të para nuk janë ato pro- qeveritare Kurir, Republika, Netpres, Telegraf, Dnevnik, Veçer…”Nderin” e mbrojnë Pres 24 dhe Sitel.

Ndaj këtij tekstit menjëherë reagoi portali “Kurir” me tekst me titull :Çfarë bën be Gero, përshëndetje nga Gugll Analitiks në të cilin publikoi fotografi me të dhëna nga servisi për shikueshmërinë e ueb faqeve “Gugl Analitiks”. Në fotografitë gjenden të dhënat për lexueshmërinë e “Plusinfo”, deri tek të cilët qasje mund të ketë vetëm shfrytëzuesi i llogarisë për kyçje në këtë servis.

 

Sipas Geroski, çdo ueb faqe që posedon profil të “Gugll Analitiks”, e hap me emër përdorues dhe fjalëkalim.

-Certifikatë nga analitika jonë ne u dërgojmë agjencive për reklama, me kërkesë të tyre. Supozoj se ndonjëra prej tyre ka vepruar në mënyrë jo-etike dhe të dhënat i ka dorëzuar deri tek “Kurir”. Sidoqoftë, ne jemi absolutisht të kënaqur nga shikueshmëria e portalit tonë, sepse nuk e ndërtojmë me skripta, me klikues partiak, duke bërë spam nëpër grupet e Facebook-ut dhe në mënyra tjera të ngjashme. “Plusinfo” është i popullarizuar, serioz dhe faqe e kujdesshme e internetit, i pakrahasueshëm me zërin propagandues “Kurir”. Renditja e “Gemius” pa dyshim tregoi arritje të madhe të portaleve që janë kritik ndaj pushtetit dhe kjo është ajo që po i bën nervoz “kurirët”. Dhe do të vazhdoj t’i bëj nervoz sepse njerëzit nuk duan të lexojnë propagandë dhe gënjeshtra, ata duan të lexojnë për të vërtetën- deklaroi Geroski për agjencinë e lajmeve “Meta”.

Përgjigje në pyetjen prej ku i kanë fituar të dhënat për lexueshmërinë e “Plusinfo”, kërkuam edhe nga redaktorja kryesore përgjegjëse e “Kurir”, Ivana Cvetanovska e cila na tha se është në rrëmujë dhe se përgjigje do të na jep pas 2 minuta.

Megjithatë, edhe pas disa orëve përgjigje nuk morëm ndërsa Cvetanovska ishte pakapshme në telefon.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.