Zgjedhjet që deri më tani u anuluan dy herë, kësaj radhe do të mbahen më 11 dhjetor.
Këtë para dy ditëve e arritën liderët e katër partive.
Nëse partitë nuk ndërrojnë mendje dhe sërish i anulojnë zgjedhjet, ja afatet e Kodit zgjedhor që duhet të respektohen:
- 2 shtator (sot) – Ministrat dhe zv- ministrat e LSDM-së zyrtarisht do të emërohen për anëtarë të Qeverisë;
- 12 tetor – pritet të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet;
- 17 tetor – Radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe ato elektronike (portalet) obligohen të publikojnë listën e çmimeve për reklamim politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor;
- 27 tetor – KSHZ patjetër ta bëj publike listën e votuesve. Shqyrtimi publik zgjat 20 ditë, deri më 16 nëntor;
- 11 nëntor – KSHZ duhet t’i publikoj përshkrimet e njësive zgjedhore;
- 18 nëntor – KSHZ patjetër duhet t’i publikoj në gazetë ditore listat me kandidat për deputetë;
- 21 nëntor – Fillon fushata zgjedhore;
- 22 nëntor – KSHZ do t’ua dorëzoj listën e votuesve partive politike të cilat në afat prej pesë ditë, deri 27 nëntor, patjetër të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, shtim apo fshirje të të dhënave;
- 27 nëntor – KSHZ nënshkruan listën e votuesve;
- 8 dhjetor – KSHZ duhet ta dorëzoj materialin zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore;
- 10 dhjetor – Përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja parazgjedhore;
- 11 dhjetor – Zgjedhjet e parakohshme zgjedhore.