fbpx

Maqedonasit në Shqipëri përgatiten për zgjedhjet lokale të 21 qershorit

-

Maqedonasit etnik në Shqipëri, në zgjedhjet lokale më 21 qershor të këtij vitit, do të garojnë për një post të kryetarit të komunës në Pustec dhe do të kenë 16 lista të këshilltarëve, në po aq komuna.

Partia e Maqedonasve- Aleanca maqedonase për integrim evropiane në këto zgjedhje hyn si pjesë e koalicionit në pushtet “Aleanca për Shqipëri evropiane”.

Kandidati i vetëm për kryetar komune, Edmond Temelko edhe deri më tani e kryente funksionin e kryetarit të Pustecit, komuna e vetme e maqedonasve në R. e Shqipërisë.

Listën e këshilltarëve për komunën e Tiranës do ta udhëheq Nikolla Gjurgjaj, kryetari i shoqatës “Ilinden”. Gjurjgaj ju bëri thirrje maqedonase ta japin votën e tyre për Aleancën maqedonase për integrim maqedonas.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.