Nga fillimi i vitit, 6000 emigrant janë kthyer në Kosovë

Prej 1 janarit të këtij viti, në Kosovë janë kthyer më shumë se 6000 qytetar që kanë emigruar në vendet evropiane respektivisht në Gjermani. Këtë e deklaroi zyrtar i migrimit të MPB-së në Kosovë, Valon Krasniqi për mediumin kosovar “Kosovalive”.

Sipas tij, për dallim nga viti i kaluar, numri i të kthyerve është rritur.

Në raportin e prillit të UNDP-së, thuhet se 47% e familjeve në Kosovë janë deklaruar se kanë anëtarë të familjes jashtë shtetit.

Kah fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i vitit aktual, mijëra kosovarë përmes rrugëve ilegale u larguan nëpër vendet e BE-së kryesisht në Gjermani, duke kërkuar jetë më të mirë.