Lideri LSDM-së në konferencën e sotshme për shtyp publikoi se posedon materiale të përgjimit të më shumë se 20.000 qytetarëve.
Ai gazetarëve ua prezantoi audio-materialet, gjithashtu u publikuan edhe telefonata me gazetarët, ndër të tjera edhe ministra të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Jam i përndjekur dhe i përgjuar në 300 biseda të mija me bashkëpartiakët e mijë, gazetarët, anëtarët dhe familjen time- deklaroi.
Ai gjithashtu kërkoi amnisti për të gjitha personat të cilët janë përfshirë në përgjim, të cilët kanë dorëzuar materiale për tu zbuluar ky operacion i paligjshëm.