Aktivistët e “Revolucionit shumëngjyrësh” mbrëmë para hapësirave të Prokurorisë speciale me vizatimin e numrit 1 romak i përbëre nga njerëz dhe flakadan shkroi numrin e fundit nga afati përfundimtar që e dhanë për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Qytetarët e renditur në tre pjesë të sinkronizuar ndezën flakadanët dhe kënduan “Nikolla, afër e ke Shutkën”.
Siç thanë nga “Revolucioni shumëngjyrësh”, ky është numri më i madh i shkruar deri më tani ndërsa me fishekzjarrin krijuan dritë madje deri në Vodno.
Përderisa qytetarët dhe aktivistët u organizuan si të renditen dhe si ta përdorin piroteknikën, u paraqit një person i paidentifikuar i cili tentoi t’i regjistroj.
Qytetarët dhe aktivistët menjëherë e vërejtën dhe iu vërsulën duke i thënë “kush je dhe pse regjistron”. Personi menjëherë është arratisur ndërsa qytetarët u kthen që të organizohen.
Неидентификуван маж, во цивилка се обиде да ги сними активистите пред герила акцијата на #протестирам pic.twitter.com/q2fuTB6uQ5
— META.mk (@meta_agency) June 17, 2016
Para fillimit të aksionit- geril, rreth orës 20 në lokacionin e njëjtë, aksion- geril kishin edhe kundërshtarët e “Revolucionit shumëngjyrësh” të cilët hodhën broshura në formë të parave me pamjen e “mercenarëve” dhe shpallje nga profesorë të njohur që marrin ryshfet.