fbpx

Maqedonasit dalin në kundër- protestë në mbrojtje të kryqit në Butel

-

Një grup i madh, kryesisht të rinj maqedonas para disa orëve kanë dalë në kundër- protestë 500 metra nga vendi ku dje vendosën kampet simptatizuesit e BDI-së me kërkesë që të shfuqizohet vendimi pë vendosjen e kryqit gjigant prej 55 metrave në Butel.

Për momentin ka prezencë të shtuar policore, e cila nuk i lejon grupit që të afrohet deri në kampin e përkoshëm te unaza.

Nga MPB informojnë se sipas vlerësimit të situatës, është vendosur numri përkatës i policëve në vendin e ngjarjes për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. Javën e kaluar u vendos postamenti i kryqit me nismë nga Kongresi Maqedonas Botërorë.

Kryetari i këtij Kongresi, Todor Petrov ditën e njëjtë u rrah në një restorant në Shkup. Nisma e këtillë vjen si kundër- përgjigje e vendosjes së shqiponjës dykrerëshe në komunën Çair.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.