Transporti emigrantëve nga Gjevgjelia deri në Austri nuk do të bëhet me linjë të drejtpërdrejtë, por secili vend i rutës të Ballkanit Perëndimor në veçanti do të organizoj transportin e emigrantëve deri në destinacionin e tyre final, ku kanë qëllim të kërkojnë azil, shpjegojnë për “Meta” nga MPB.
Ajo që është arritur si marrëveshje në takimin e sotëm të drejtorëve të policive të pesë vendeve nga ruta e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia, Austria, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia është dokumenti i ri i standardizuar për profilimin dhe regjistrimin e emigrantëve, që do të përfundoj në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gjevgjeli.
Ky dokument me të dhënat e nevojshme do t’u jetë i domosdoshëm emigrantëve gjatë rrugës së tyre nga Maqedonia deri në Austri ose ndonjë vend tjetër të BE-së, ku do të kërkojnë azil.