300 të falimentuar të moçëm presin dikë që t’i blejë!

-

Ligji për të falimentuarit e moçëm, I cili ishte publikuar që para se të niste fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të këtij viti dhe I cili u soll me 31 janar 2014, ende nuk ka epilog, edhe pse kryeministri Nikolla Gruevski premtoi se procesi I plotë do të mbarojë deri në fund të vitit.

Ai menjëherë në mbledhjen e qeverisë, në të cilën ishte paralajmëruar fillimi i procedurës për ligj special dhe të njëhershëm për procedurë të falimentimit, deklaroi se me këtë të gjitha procedurat e falimentimit do të kryhen për më pak se një vit. Edhepse nga paralajmërimi deri sot kanë kaluar në shumë se një vit, dhe nga votimi i tij pothuaj 11 muaj, megjithatë të prekurit nuk kanë asnjë informatë se diç po ngjet.

-Menjëherë pasi u soll Ligji, shtruam kërkesë deri tek gjykatat për kërkesat tona. Atëherë ishte paralajmëruar se më së voni për një vit do të kryhet e gjithë procedura, por gjer më tani muk kemi asnjë lajmërim. Tanimë 20 vjet presim që përfundimisht të zgjidhet problemi ynë, por me gjasë as kësaj radhe nuk do të del asgjë-thotë Todorka Gj., ish punëtore nga NT”Centro”, firma e së cilës është në falimentim rreth 20 vite dhe është përfshirë me Ligjin e ri për përmbyllje të procesit të falimentimit të hapur në përputhje me Ligjin për barazim të dhunshëm, falimentim dhe likuidim.

Siç ishte paralajmëruar, ligji duhet të përfshijë rreth 300 të falimentuar. Me këtë është paraparë shitja e pasurisë së ndërmarrjeve në falimentim, por ofron edhe mundësi të tjera, ku një pjesë e punëtorëve në atë ndërmarrje do të kompensoheshin, e disa ndoshta edhe sërish do të punësoheshin.

Nga Ministria e ekonomisë, e cila ishte propozuese e Ligjit për përmbyllje të procesit të falimentimit të hapur në përputhje me Ligjin për barazim të dhunshëm, falimentim dhe likuidim, thonë se qëllimi themelor është verifikimi i statusit juridik i patundshmërive me të cilat ka disponuar borxhliu i falimentuar, të cilat do të ndërtoheshin para hapjes së procesit të falimentimit të cilët nuk kishin status të verifikuar dhe nuk ishin të regjistruar në Agjencinë e kadastrës (AKP).

-Në përputhje me dispozitat e ligjit, është paraparë edhe procedurë në të cilën për vërtetimin e statusit juridik, udhëheqësi falimentues shtron kërkesë deri te gjykata jashtëkontesti (me dokumente shtojcë) për vërtetimin e statusit juridik të patundshmërisë. Gjyqi shtron kërkesë deri te AKP, e cila për objektet e theksuara përgatit elaborat gjeodezik (incizim të objektit në vendngjarje) dhe elaborati dërgohet në gjykatë, i cili sjell vendim për vërtetimin e statusit juridik. Vendimi dërgohet te AKP për regjistrim të patundshmërisë dhe për marrje të fletëpronësisë-thonë në Ministrinë e ekonomisë.

Pas këtij statusi të vërtetuar, me dëshmi përkatëse për pronësi në emër të borxhliut të falimentuar, publikohet shpallje për shitjen e patundshmërisë (por edhe për pasuri tjetër të tundshme të borxhliut) me rrugë të ankandit elektronik, e cila shpallet në uebfaqen e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë.

V.Gj.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...