fbpx

Ahmeti përgatit terren për t’i absorbuar sulmet ndaj BDI-së

-

Analistët vlerësojnë se deklaratat e Ali Ahmetit, liderit të BDI-së, në vend duhet të zgjidhen shumë probleme me zgjidhje të papritura janë njëjtë të pakuptimta sikurse bombat e Zoran Zaevit, kur ka aq shumë probleme më  të mëdha në vend, të cilat kërkojnë zgjidhje të cilat ndoshta as që janë paraparë në programin zgjedhor të partisë, bënë të ditur “Portalb”.  Alajdin Demiri për portalin thotë se deklarata e Ahmetit është apolitike dhe tregon krizë të thellë të forcës.

“Për çfarë flet BDI-ja dhe cilat janë ato objektiva të cilat dëshiron t’i realizojë? Ashtu sikur që ishin në luftë të padefinuar se a bëhet luftë për ndarje territoresh apo për ta mbrojtur Maqedoninë, ashtu janë edhe sot. Pra, BDI-ja nuk di apo nuk dëshiron t’i definojë (objektivat) dhe me këtë e mban peng politikën“, thotë Alajdin Demiri.

“Deklaratat e Ahmetit në Kuvendin zgjedhor të Degës së BDI-së në  Tetovë janë pak sa jo-politike, realisht në brendi përmbajnë një krizë të thellë të pushtetit e cila krizë tani më shpërthen në aspektin ekonomik, por edhe të integrimeve dhe të marrëdhënieve ndëretnike. Jo-kapaciteti udhëheqës përsëri do të kërkohet tek opozita përsëri do të kërkohet jashtë vetes dhe do të tentohet me çdo kusht, zgjedhje të pakuptimta e të parakohshme as të pazakonshme, të dilet nga kriza. Mirëpo këto manovra të pushtetit jo që nuk zgjidh krizën, por vetëm e thellojnë me makijazhe të reja dhe avaz të vjetër”, thotë Alajdin Demiri.

Sipas Demirit, bomba e LSDM-së që deri tani projektohet të shpërthejë me sa më shumë efekte kundër VMRO-së, mund të jetë vetëm ndonjë marrëveshje tinëzare e Gruevskit me Ahmetit, mund të jetë ndonjë marrëveshje për rastin “Monstra” ose aferë tjetër që i prek marrëdhëniet ndëretnike. Këto janë supozime.

“Asnjë aferë tjetër nuk mund të jetë boll që të dëmtojë Gruevskin, sepse aferat e korrupsionit i pamë dhe u dënua opozita. Aferat tjera korruptive nuk mund të jenë aq të rënda siç i paralajmëron LSDM-ja. Mirëpo, ekziston dhe mundësia që ky të jetë dhe një blof i opozitës që të frikësohet Gruevski dhe të fillojë vetë t’i shpalos dobësitë e veta. Nga ana në këtë errësirë të transparencës të çështjeve vitale për Maqedoni çdo gjë është e mundur. Se kur mungon transparenca skenarët po thuren vetë dhe Maqedonia është duke u specializuar me këto lloj skenarësh duke filluar nga atentati i kryetarit Gligorov, vdekja e presidentit, Trajkovski, lufta e 2001 dhe shumë koalicioneve jashtë arsyeve të transparencës”, thotë, Alajdin Demiri.

Publicisti Ibrahim Memeti, thotë se duket pak e çuditshme Ahmeti të flet ashtu sepse bëhet fjalë për një parti që është pjesë e ekzekutive dhe deklarimet e tilla është i paqartë dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

“Vendi ballafaqohet me shumë probleme dhe zgjidhjet mund të jenë të paparashikueshme, situata është enigmatike. BDI është në pushtet dhe ajo vetë mban përgjegjësinë që ndodh në qeveri. Është e qartë se ka pakënaqësi te qytetarët shqiptarë dhe kjo është arsyeja se BDI tani del me një ton të ndryshëm nga ajo që ka qenë më parë. Gjithçka ka qenë në mbështetje të qeverisë dhe tani ndoshta nuk është hera e parë, por duket se është me e zëshme si distancim nga ajo që ndodh në politikën e vendit dhe paralajmëron se BDI përgatit teren që të mund t’i amortizojë sulmet politike ndaj saj. Tani kemi një lëvizje të re në politikën e vendit dhe duket se kjo e ka nxitur BDI-në të jetë më e zëshme por çfarë do të ndodhë nga kjo pritet të shihet në të ardhmen”, thotë Memeti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.