Qeveria e re e Kosovës, kërkon dëmshpërblim nga lufta dhe një pjesë të arit nga ish shteti i përbashkët dhe objekteve ushtarake shkruan “Koha ditore”
Siç informojnë mediat e Prishtinës , Qeveria e re Kosovës nuk do ta kushtëzojë dialogun për njohjen e sovranitetit, por do të kërkoj ndarje të pronësisë dhe dëmshpërblim të luftës.
Qeveria, siç transmeton “Koha ditore”, në vend të angazhimit për njohjen e pavarësisë., do të mbetet e angazhuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe në vazhdimin e dialogut.
Në programin e Qeverisë thuhet se obligimi për rikthimin e eksponateve dhe dokumenteve të trashëgimisë kulturore, që Serbia grabiti nga Kosova, si dhe kthimin e filmave të produksionit “Kosovafilm”, por edhe fondin pesnional- ivalidor të shtetasve kosovarë. Programi, gjithashtu, merret edhe me çështjet e sukcesionit, ku kërkohet pjesë e “pasurisë” të ish Jugosllavisë dhe borxhit ndërkombëtar të Kosovës, por edhe përcaktimin e selive konsullore dhe diplomatike të ish Jugosllavisë, objekteve ushtarake të ish Jugosllavisë, si dhe pjesë e arkivit të dikurshëm në vend.