fbpx

Zaev: Zgjedhje në prill, qershor apo shtator, do të merremi vesh me Hanin

-

Kreu i LSDM-së as nuk konfirmoi e as nuk demantoi spekulimet në rritje se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në qershor të këtij viti.

Në deklaratë për “Meta” ai madje në tavolin vendos se “ndoshta do të ketë konkluzion se shtatori është koha ideale”, por theksoi se ende nuk ka marrëveshje për shtyrje të zgjedhjeve dhe, siç thotë, për këtë vendim duhet të vendosin nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos në takimin me euro- ambasadorin Johanes Han.

“Tani për tani nuk ka marrëveshje konkrete për shtyrjen e zgjedhjeve të 24 prillit. Ndoshta në organizatat e komunës kemi biseduar për afatet deri kur mund të pastrohen listat zgjedhore apo që të kemi marrëveshje për mediumet. Për data konkrete do të bisedojmë me Johanes Han në Shkup, por kjo nuk do të thotë se zgjedhjet nuk do të mbahen në qershor apo korrik. Ndoshta do të vlerësojmë se koha ideale për zgjedhje është shtatori. Nëse marr garanci të forta se zgjedhjet do të jenë korrekte dhe demokratike, ato mund të mbahen më 24 prill” deklaroi për “Meta” lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev nuk konfirmoi të dhënat jozyrtare se ai në takimet me organizatat e komunave të LSDM në Maqedoni ka biseduar për datën dhe shtyrjen e zgjedhjeve, por shton se nuk ka asgjë konkrete.

Nesër në Shkup pritet të arrijnë euro- deputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl ndërsa gjatë javës pritet të arrij edhe euro- komisari Han i cili pritet të konfirmoj gjendjen faktike nga zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.