fbpx

PSP: Më shumë qytetarë kontrollojnë nëse po përgjohen

-

Gjithsej 81 kërkesë deri më sot kanë arritur në PSP nga qytetarë që interesohen nëse numrat e tyre të telefonit janë ndjekur ilegalisht, njoftoi sot Specialja, duke shtuar se kërkesat kanë të bëjnë për gjithsej 245 numra telefoni.

Nga PSP thonë se të gjithë të interesuarit munden deri tek ta të dërgojnë kërkesë me shkrim, ku do të shënojnë numrin e telefonit apo numrat për të cilat dyshojnë se kanë qenë lëndë e ndjekjes joligjore.

“Në kërkesë nevojitet të shkruhet emri i personit që e shfrytëzon numrin e telefonit dhe të dhënat e kontaktit e personit. Kërkesat mund të dorëzohen personalisht, me postë apo në mënyrë elektronike. Lidhur me kërkesat e dorëzuara deri më tani për kontrollimin e numrave të telefonit, njoftojmë opinionin se hetimi është në rrjedhë e sipër dhe kur do të sigurohen të gjitha provat, dorëzuesit e kërkesave do të njoftohen për rezultatet e hetimit” thuhet në njoftimin e PSP-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.