KSHZ publikon orarin e konferencave të shtypit për zgjedhjet nesër dhe pasnesër në hapësirat e tyre.
Për nesër, 10 dhjetor, KSHZ caktoi konferencë shtypi për orën 12, në të cilën do të flitet për logjistikën e ditës së zgjedhjeve
Për të dielën më 11 dhjetor, janë caktuar konferenca për orën 11, 14 dhe 18, ku do të njoftohet dalja e votuesve. Prej orës 19 e më tej do të njoftohen rezultatet nga vendet zgjedhore drejtpërdrejtë.
“Konferencat janë hapur për mediumet vendore, vëzhguesit vendor dhe të huaj të akredituar, gazetarët e huaj të akredituar si dhe përfaqësuesit e autorizuar të bartësve të listave të kandidatëve” thuhet në njoftimin e KSHZ-së.