fbpx

Neziri: Euro- ambasadori Zhbogar kërkon partitë të përmbahen nga retorika nacionaliste

-

Sipas vlerësimit të përbashkët të shefit të shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri dhe euro- ambasador Samuel Zhbogar, të cilët sot u takuan në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, fushata zgjedhore kalon në atmosferë të qetë dhe korrekte.

“Qëndrimi i tij ishte se janë plotësuar kushte për zgjedhje të besueshme dhe korrekte. Por, deri 11 dhjetor ka shumë kohë, shpresoj se edhe më tej të vazhdojmë në këtë frymë dhe atmosferë demokratike” deklaroi Neziri.

Neziri gjithashtu njoftoi se Zhbogar është interesuar edhe mbi gjuhën e fushatës.

“Është sugjeruar që sa më pak të përdoret retorikë nacionaliste e cila në mënyrë jo të drejtë për drejtë do të ndikonte që zgjedhjet e 11 dhjetorit do të përshkallëzonin, skenar ky i cili nuk besojmë që të ndodh”, deklaroi Neziri

Sot pasdite euro- ambasadori Samuel Zhgobar realizoi takim edhe me anëtarët e shtabit zgjedhor të PDSH-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.