fbpx

Karposh 4 mbledh nënshkrime për shpëtim të hapësirave të gjelbëra Jakimovski “jep” përkrahje

-

Канцеларијата на ДИК во Козле каде што се собираат потписи

Banorët e Komunës së Karposhit  mbledhin nënshkrime për të ndërprerë procesin e e miratimit të Planit të Detajuar Urbanistik (PDU) për Komunën e Karposh 4, i cili parasheh vendparkim për vendet ku ka hapësira të gjelbra.

Qëllimi i aksionit është kthimi i planit të detajuar në fazën e anketës dhe debatit publik, që banorët të munden të marrin pjesë në vendimmarrje të komunës.

Aksionin e realizojnë  një grup më i madh nga Karposh 4. Nënshkrimet filluan që nga 16 shtator në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor- Karposh në Kozle dhe atë në një lokacion fare të papërshtatshëm dhe çdo ditë do të zgjas deri më 30 shtator, në periudhën prej 8:30 deri 16:60.

Materialet dhe afishet informative grisen dhe asgjësohen, fletushkat nxirren nga kutitë postare. Vetëm orari i punës së KShZ-së është obstruksion dhe qëllimisht është dhënë afat i shkurtër. Një numër i madh i të punësuarve ankohen se nuk mund të lëshojnë vendin e punës dhe të japin nënshkrimin. Presionet janë të implikuara dhe njerëzit jetojnë me frikë nga reperkusioni për vendin e tyre të punës-  thonë nga iniciativa.

Para një muaj, banorët e Karposh 4  në Komunë dorëzuan peticion me 2.425 nënshkrime me kërkesë për debat publik kundër ndryshimeve Planit të Detajuar Urbanistik. Përgjigjja e kryetarit Setvço Jakimovski sot arriti, dy ditë para skadimit të afatit, në të cilin thuhet se ai përkrah iniciativë, madje edhe kur ka motive politike.

Përshëndes çdo iniciativë qytetare, madje edhe këtë. Ku të kemi atë fat që mendimi i qytetarëve të shndërrohen në ligje, të cilat ne si pushtet lokal, jemi të obliguar t’i zbatojmë. Përshëndes iniciativën madje edhe kur ka motive politike, sepse me të vërtetë kjo është e shëndetshme për demokracinë e Republikës së Maqedonisë- thonë Jakimovski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.