fbpx

Zaev: Kam 67 nënshkrime, pres Ivanovi në afat të shkurtë të ma dorëzoj mandatin

-

Në dorë kam 67 nënshkrime të deputetëve nga Parlamenti i Maqedonisë, që garantojnë mundësi për qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para rezidencës së presidentit Gjorgje Ivanov, të cilit ia dorëzoi nënshkrimet.

“Këto nënshkrime mundësojnë të përfundojë kriza në RM dhe më në fund shteti të ec përpara për kthimin e jetës në Maqedoni. Sot, pres z. Ivanovi ta jep mandatin në afat sa më të shkurtë që të mund të fillojmë bisedime për formimin e Qeverisë së re për qytetarët e RM-së”, tha Zaev.

Kreu i Socialdemokratëve i cili tek Ivanovi ishte i shoqëruar nga Radmila Sheqerinska dhe Oliver Spasovski, porositi se vijon një transferim i shpejtë dhe i qetë i pushtetit në RM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.