fbpx

KE i përgjigjet Dimovski: Han qartë shprehi pozicionin e Brukselit

-

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han të shtunën qatë shprehi pozicionin e Brukselit, komentojnë për “Meta” nga Komisioni Evropian, ndaj akuzave të deputetit Ilija Dimovski se Han me deklaratën e tij po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.

Han të shtunën porositi se pasi janë grumbulluar nënshkrime të mjaftueshme për deputetë, Brukseli pret presidenti t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit nga partitë që kanë shumicë në Parlament, sipas Kushtetutës.

Nga KE edhe njëherë konfirmuan se presin formim të shpejtë të Qeverisë së re.

“Siç edhe njoftuam më herët, nuk do të spekulojmë për përbërjen e Qeverisë dhe programin e saj. BE thjeshtë pret formim të shpejtë të Qeverisë së re, me mbështetje të gjerë politike, që fuqishëm do të përkushtohet ndaj reformave evropiane dhe do t’i zbatojë të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinës si dhe prioritetet reformuese”, thonë nga KE për “Meta”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.