fbpx

Kriza me refugjatët në Serbi bllokoi 1.000 kamionë!

-

Transportuesit e Maqedoni të cilët transportojnë në Evropë, pemë dhe perime sezonale janë bllokuar në pikën kufitare me Serbinë drejt Kroacisë, pasi Zagrebi për shkak të krizës me refugjatët mbylli kufirin.

Bëhet fjalë për  afro 1.000 që presin  hyrje- dalje në pikat kufitare Batrovce dhe Bajakovë, të cilat krejtësisht janë bllokuar, madje edhe automobilat orientohen në pika tjera kufitare. Afro 30 kamionistë, të bllokuar për shkak të pritjes së gjatë kanë bllokuar hyrjet.

Transportuesit harxhojnë karburant për mirëmbajtjen e pemëve dhe perimeve, kurse dëmet mund të jenë të shumta për shkak të ndjeshmërisë së mallit, pamundësia për të dërguar në kohë kërkesën dhe pagimi i harxhimeve nëse kamionët kthehen prapë.

Situata është alarmante sepse transportuesit tanë janë bllokuar në Serbi. Të gjitha rrugët transite drejt Evropës janë të mbyllura. Dhe nëse kalojnë 3 ose 4 kamioni, megjithatë kjo nuk është asgjë në krahasim me kolonën e gjatë prej 12 kilometrash. Nëse kamionët kthehen, do të ketë harxhime plotësuese. Për mirëmbajtjen e pemëve dhe perimeve të ngrira harxhohet karburant- thotë Biljana Muratovska nga Shoqata e Transportuese “Makam – trans”.

Ajo thekson se shoferët jo vetëm që nuk mund të vazhdojnë më tutje, por as nuk mund të kthehen, e nga ana tjetër rezervat e ushqimit i kanë në fund.

Sipas Muratovskës, transportuesit dhe eksportuesit duhet të dëmshpërblehen, sepse të dyja palët pësojnë dëme.

Anulohen tashmë porosi të kontraktuara, dhe të parët goditemi ne si transportues. Pastaj i prek edhe eksportuesit, të cilët gjithashtu pësojnë dem. Nëse dëmet dëshmohen, duhet të dëmshpërblehemi- shpjegon Muratovska.

Shumica e transportuesve nga Maqedonia – 95 për qind- vozisin nëpër Evropë.

Situata me pikat kufitare, siç transmetojnë nga Shoqata, vazhdimisht ndryshon, por ajo që dihet për momentin është se në Batrovce dhe Bajkovë ka bllokadë të tërësishme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.