Ndjekja ilegale e komunikimeve solli krizë të madhe shoqërore në R. e Maqedonisë, por kjo nuk është hera e parë që sistemet për ndjekjen e komunikimeve të keqpërdoren në vend, deklaroi prokurori publik republikan, Marko Zvërlevski në konferencën me temë “Ndjekja e komunikimeve- korniza ligjore dhe përvojat, roli i prokurorit publik”, që sot mbahet në Shkup.
“Sistemet për ndjekjen e komunikimeve si mjet keqpërdoren edhe nga shtetet tjera. Pikërisht për shkak të kësaj, roli i prokurorëve publik duhet të jetë më i theksuar që të zvogëlohen këto keqpërdorime”, citon fjalët e Zvërlevskit “Televizioni 24”.
Pikërisht për këto shkaqe, shton Zvërlevski, nevojiten ndryshime në vendimin ligjor me të cilin rregullohet ndjekja e komunikimeve. Sipas tij, edhe pse parashihet fjalën kryesore ta ketë prokurori publik, kjo është vetëm në letër sepse sistemet për ndjekjen e bisedave edhe më tej është vetëm në duart e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Zvërlevski konsideron se sipas ndryshimeve ligjore që i rekomandon edhe komuniteti ndërkombëtarë, duhet të miratohen mekanizma të fortë për përdorimin e mjeteve për ndjekjen e komunikimeve.
Në konferencën ndërkombëtare marrin pjesë prokurorë publik dhe zëvendës të tyre nga Shqipëria, Kosova, Rusia, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.