fbpx

Janeva: PSP nuk ndjek kriminel të rëndomtë, por grup kriminelësh në krye të pushtetit

-

Gjykata duhet të kuptoj se PSP nuk ndjek krim të rëndomtë, por se ndjek grup kriminelësh në krye të pushtetit dhe për këtë gjykata patjetër duhet me vetëdije, në mënyrë të ndershme dhe profesionale ta kryej punën kur bëhet fjalë për rastet e PSP-së. këtë sot e deklaroi prokurorja speciale, Katica Janeva e cila ishte mysafire e prezantimit të hulumtimit “Të paraburgosur në mënyrë të pabazë – implikime juridike dhe buxhetore”” në Info qendrën e BE-së në Shkup.

“Ne i arsyetuam të gjitha propozimet për arrest, por siç e din opinioni, nga një numër i caktuar i gjykatësve ato hidhen poshtë në të njëjtën mënyrë siç ne e ndjekim praktikën gjyqësore dhe evropiane, për atë se duhet të kërkohet arrest dhe masa tjera për sigurimin e të dyshuarve. Nuk jemi të kënaqur nga të vepruarit e gjykatës ndaj rasteve tona. Ku i bëjmë kërkesat tona për bastisje ose arrest çdoherë person i caktuar, gjykatës i caktuar vendos për kërkesat tona” tha Janeva.

Prokurorja speciale bëri të ditur se në këtë mënyrë gjykatësi “mund të keqpërdor pozitën e tij zyrtare kur bëhet fjalë për korrupsion të lartë nga ana e zyrtarëve të lartë të pushtetit, që po i heton PSP”.

“Ne si PSP nuk ndjek kriminel të rëndomtë, por grup kriminelësh në krye të pushtetit të R. së Maqedonisë dhe kjo duhet të kuptohet nga gjykata që paraqet pushtetin e tretë, që duhet me vetëdije, në mënyrë të ndershme dhe profesionale ta kryej punën lidhur me rastet e PSP-së, që fatkeqësisht nuk është ashtu”, tha më tej Janeva.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.