LSDM: Disa kriminel nuk do ta përcaktojnë ardhmërinë e fëmijëve tanë

VMRO DPMNE patjetër të gjej arsye të shëndoshë dhe të pranoj se është opozitë. Kryesia kriminale e VMRO DPMNE-së nuk mund t’i mbaj peng qytetarët e Maqedonisë. Në VMRO DPMNE ka njerëz që e dinë se kriminelët në partinë e tyre e cenojnë ardhmen edhe të fëmijëve të tyre dhe ata e kanë për obligim të veprojnë me arsye, porositi sot LSDM në njoftimin e rregullt ditor.

Kjo parti fton Nikola Gruevskin dhe kryesinë e VMRO DPMNE-së të mos nxitin dhunë “për t’i mbrojtur nga përgjegjësia kriminelët e tyre”.

“Patjetër të ketë kalim të qetë të pushtetit, kjo është vullneti i VMRO DPMNE-së dhe Gjorge Ivanov janë të obliguar të mundësojnë kalim të qetë të pushtetit. Vullneti i shumicës është e qatë, mbi 67 mandatet e deputetëve kanë të drejtë dhe obligim të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit ndërsa më pas edhe qeverinë reformuese. Dhe kjo do të ndodh sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve”, thuhet në njoftim.