!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese e përdorimit të lirë, pa regjistrim dhe pa pagesë të përmbajtjeve të faqes Meta.mk që u zbatua për t’u mundësuar qasje më të lehtë shfrytëzuesve deri në lajmet e saktë dhe në kohë. Për mënyrën e qasjes dhe pagesës, nga 1 shkurti 2017 do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese. Bartja dhe marrja e përmbajtjeve nga Meta.mk është me atribuim dhe lidhje obligative.

Brukseli nuk komenton platformën e partive shqiptare


       
Bruksel, 9 Janar, 2017 - 16:58 (META) 

Komisioni Evropian tani për tani nuk komenton përmbajtjen e platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarë.

Në pyetjen e gazetarëve se si e komentojnë platformën, zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq deklaroi se Brukseli me vëmendje ndjek zhvillimin e ngjarjeve në vend.

“Në këtë fazë, ajo çfarë mund të them është se ne nga afër e ndjekim situatën. Siç thamë në të kaluarën, ne, në kuadër të afateve kushtetuese, presim formim të shpejtë të qeverisë së re stabile. Ne, gjithashtu, duam të shohim zbatim urgjent të reformave, zgjidhje të çështjeve për sistem qeverisës të drejtësisë, njëjtë edhe përmes reformave urgjente prioritare dhe përmes zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve të mëparshme politike. Në këtë kotekst, ne do të vazhdojmë ta mbështesim vendin në procesin e saj integrues. Kjo është e gjitha ajo çfarë mund të them momentalisht – tha Kocijançiç.